Sarp Özer,Ferdi Türkten
08 Janar 2016•Përditësim: 09 Janar 2016
ANKARA (AA) – Së paku 17 pjestarë të organizatës terroriste DAESH janë vrarë si pasojë e sulmit të terroristëve në kampin Bashika, në verilindje të qytetit irakian Mosul, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të burimeve lokale, terroristët e DAESH-it mbrëmë para mesnatës kryen sulme në kampin Bashika. Forcat e sigurisë iu kundërpërgjigjen sulmit duke vrarë së paku 17 terroristë.
Në mesin e pjesëtarëve të forcave të sigurisë nuk ka të vrarë dhe të lënduar, njoftuan zyrtarët ushtarak.