Mahmoud Barakat
04 Mars 2017•Përditësim: 04 Mars 2017
BAGDAD (AA) – Forcat irakiane kanë evakuuar afro 8.000 mijë civilë nga Mosuli perëndimor gjatë 24 orëve të fundit për shkak të ofensivës e cila është ndërmarrë që ky rajon të pastrohet nga terroristët e DEASH-it, raporton Anadolu Agency (AA).
"Civilët janë transferuar jashtë qarkut, ku forcat tona janë angazhuar në luftën kundër DEASH-it", tha për AA kapiteni i ushtrisë irakiane Jabbar Hassan.
Ai tha se civilët e evakuuar vendosen në kampe të përkohshme të refugjatëve ndërsa më pas do të zhvendosen në pjesën lindore të Mosulit.
Autoritetet irakiane të premten njoftuan se rreth 14.000 civilë janë larguar nga Mosuli, që është një nga valët më të mëdha të zhvendosjes së popullsisë që kur ushtria muajin e kaluar ka nisur një operacion për të rimarrë kontrollin e pjesës perëndimore të qytetit.
Zyrtari federal i policisë Karim Thiyab e përshkroi përkujdesin e civilëve si të "paorganizuar".
Në mes të shkurtit forcat irakiane, të mbështetura përmes ajrit nga koalicioni të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nisën një operacion qëllimi i të cilit është për të pastruar Mosulin perëndimor nga terroristët e DEASH-it.
Operacioni është pjesë e një fushate të gjerë që filloi në tetor të vitit të kaluar në mënyrë për të marrë kontrollin mbi tërë Mosulin. DEASH-i pushtoi Mosulin kah mesi i vitit 2014, si dhe një pjesë të madhe të Irakut verior dhe perëndimor.