Önder Felek
04 Mars 2017•Përditësim: 04 Mars 2017
YOZGAT (AA) - Ministri i Drejtësisë të Turqisë, Bekir Bozdağ lidhur me vendimin e autoriteteve gjermane për të ndaluar tubimin e turqve në këtë vend, tha se ky veprim ndaj Turqisë është fashizoid, raporton Anadolu Agency (AA).
Dy ditë më parë, ministri turk i Drejtësisë ishte planifikuar të mbajë një fjalim në Gaggenau në shtetin gjerman të Baden-Württemberg të cilin e organizon Unioni i Demokratëve Evropianë Turq (UETD). Por kjo nuk ndodhi, sepse takimi u shty nën pretekstin se "nuk kishte hyrje të mjaftueshme dhe hapësirë për parkim".
Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në qytetin turk Yozgat, Bozdağ foli ndaj këtij vendimi dhe porositi se organizatorët e këtij tubimi i kanë informuar më herët autoritetet lokale në të gjitha mediat, mbi përmbajtjen e programit dhe numrin e pjesëmarrësve. Por, edhe pos kësaj nuk është lejuar mbajtja e tubimit.
Bozdağ tha se secili politikan gjerman lirisht mund të mbajë fjalim kudo qoftë në Turqi dhe për këtë nuk ka asnjë pengesë.
"A mund të thonë ata të njëjtën që e them unë. Nuk besoj. Sepse sëmundjet si racizmi, diskriminimi, ksenofobia, antisemitizmi dhe islamofobia, përndryshe armiqtë kryesorë të demokracisë dhe shtetit të së drejtës, janë përhapur në Bashkimin Evropian, ashtu që me shpejtësi të madhe po përhapen edhe në Gjermani", tha Bozdağ.
Ai ka thënë se në qoftë se politikanët dhe udhëheqësit gjermanë heshtin në padrejtësitë ndaj ministrit turk të Drejtësisë, një ditë edhe Kancelarja gjermane Merkel mund të ketë vështirësi në gjetjen e një vendi në Gjermani, ku ajo mund të flasë lirisht.
"Mbrojtja e demokracisë, të drejtave të njeriut nga racizmi është detyrë e të gjithë ne dhe për këtë ne duhet të luftojmë kudo në botë. Veprimi që është bërë ndaj nesh është fashizoid dhe është shkelje e vlerave demokratike. Kjo paraqet shkelje të Kushtetutës gjermane dhe Konventën mbi të Drejtat e njeriut", tha ministri i Drejtësisë të Turqisë, Bekir Bozdağ.