Haydar Hadi
26 Tetor 2017•Përditësim: 26 Tetor 2017
BAGDAD (AA) – Kryeministri i Irakut Haidar al-Abadi njoftoi se forcat irakiane kanë filluar opracionin për çlirimin e qarkut al-Qaim në provincën Anbar, të cilin terroristët e DEASH-it e kontrollojnë tashmë tre vite, raporton Anadolu Agency (AA).
“Forcat tona janë nisur në operacion për çlirimin e al-Qaim, fortesa e fundit e terroristëve të DEASH-it në Irak. Ushtria është nisur drejt Ravit dhe vendbanimet tjera të këtij rajoni. Ky rajon sërish do të kthehet nën kontroll të autoriteteve irakiane. Vdekja ose dorëzimi janë opsionet e vetme që kanë terroristët e DEASH-it”, porositi Al-Abadi.
Ndonëse bëhet fjalë për një qytet të vogël në kufirin irakiano-sirian, al-Qaim epitetin fortesa e DEASH-it e mori pasi qindra terroristë arritën në të nga Mosuli, Tal Afar dhe qytetet tjera të çliruara irakiane.
Al-Qaim njëherit është edhe korridor i rëndësishëm i komunikimit mes terroristëve të DEASH-it në Irak dhe Sirinë fqinje, ashtu që ushtria irakiane çlirimin e tij e konsideron qëllim strategjik.