Ali H. M.Abo Rezeg
09 Prill 2017•Përditësim: 10 Prill 2017
NINEVEH (AA) - Guvernatorit i provincës Nineveh të Irakut verior, sot i mbijetoi një atentati në pjesën lindore të Mosulit, raporton Anadolu Agency (AA).
Oficeri i ushtrisë irakiane Ahmed al-Xhuburi për AA ka thënë se një grup sulmuesish të paidentifikuar kanë hapur zjarr në autokolonën e guverantorit Nofal Hamadi al-Sultan në pjesë lindore të çliruar të Mosulit.
Shoqëruesit e guvernatorit u kundërpërgjigjën me një reagim të shpejtë ndaj sulmit dhe sulmuesit ikën. Nga sulmi nuk pati viktima.
Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Pas operacioneve tre-mujore, forcat e bashkuara irakiane në janar kanë çliruar pjesën lindore të Mosulit nga terroristët e DEASH-it, ndërkaq nga shkurti vazhdojnë operacionet për çlirimin e pjesës perëndimore të qytetit.