Gülşen Topçu,Hamdi Yıldız
25 nëntor 2019•Përditësim: 25 nëntor 2019
Komisioni kombëtar irakian për komunikime dhe media vendosi që të mbyllë zyrat e 8 kanaleve satelitore dhe 5 radio stacioneve për shkak të "shkeljes së rregullave të praktikës profesionale”, ndërsa për 5 kanale satelitore ka lëshuar paralajmërime, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në takimin e Këshillit drejtues të Komisionit është marrë vendimi për mbylljen e televizionit saudit “El-Kades”, televizionit libanez ANB, televizionit NRT me seli në Administratën Rajonale Kurde në veri të Irakut dhe kanaleve Dicle, Es-Sharkiyye, El-Felluce, Er-Rashid dhe "Ky është Bagdadi".
Televizionet në fjalë janë mbyllur në periudhë prej tre muajve ndërsa vendimi i njëjtë vlen edhe për stacione të radiove, në mesin e të cilave “El-Hurra Irak”, me qendër në SHBA.
Shoqata për mbrojtjen e lirisë së mediave shprehu shqetësim të thellë për këtë hap të Komisionit. Më tej u theksua se ky vendim është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjeve që garantojnë lirinë e mediave dhe të shtypit.
Shoqata i bëri thirrje Qeverisë që të shfuqizojë këtë vendim dhe siç theksuan, “të heqin dorë nga vendimet me të cilat mbyllet goja”.