Arif Yusuf,Ayşe Sümeyra Aydoğdu,Ali Şeyho-Ali Cevad
13 Qershor 2016•Përditësim: 14 Qershor 2016
BAGDAD (AA) – Ndërsa ende vazhdojnë operacionet për rikthimin e qytezës Falluxha të rajonit Enbar në Irak nga organizata terroriste DAESH, njoftohet se 3.708 familje kanë migruar në zonat e sigurisë që gjenden nën kontrollin e shtetit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën me shkrim të publikuar nga Muhammed Reshid, përgjegjësi në Enbar i Ministrisë Irakiane të Migrimit dhe Migrantëve, thuhet se “Që nga nisja e operacionit për çlirimin e Falluxhës, 3.708 familje kanë migruar nga Falluxha, si dhe zona e saj Es-Saklavi dhe fshatrat".
Njoftohet se nga këto familje, 3.091 janë vendosur në kampet në Falluxha, 443 në kampet e qytezës Es-Siyahiyye, ndërsa pjesa e ngelur janë vendosur në kampet e vendosura në zonën El-Halidiyye.
Ndërkaq, guvernatori i Falluxhës Sadun esh-Shalan, në deklaratën për gazetarin e AA-së, potencoi se administrata lokale dhe institucionet private po punojnë për plotësimin e nevojave themelore të atyre që e kanë braktisur Falluxhën dhe po përgatiten për migrime të reja.