Ali Mukarrem Garip
04 Nëntor 2018•Përditësim: 05 Nëntor 2018
KIRKUK (AA) – Në një operacion ajror ndaj objektivave të DEASH-it në qytetin Kirkuk të Irakut, janë neutralizuar 25 pjesëtarë të kësaj organizate terroriste, raporton Anadolu Agency (AA).
Një nga komandantët e ushtrisë irakiane gjeneral major Maan es-Sadi në një deklaratë për AA tha se forcat e koalicionit nën kryesimin e SHBA-ve kanë kryer sulm ajror ndaj terroristëve të DEASH-it, të fshehur në zonën rurale në veriperëndim të Kirkukut.
Sipas tij, avionët luftarakë kanë goditur dy pika ku ishin fshehur terroristët. Sadi tha se si rezultat i sulmit janë vrarë 25 terroristë dhe se është neutralizuar tuneli në gjatësi prej 500 metrash i cili përdorej nga terroristët për t’u fshehur.
Ai thekson se organizata ishte në përgatitje të sulmeve ndaj të gjitha rajoneve që janë rimarrë, duke filluar nga pjesa jugore e Kirkukut. Ai shtoi se forcat e sigurisë kanë marrë masat e duhura të sigurisë.