Mohamed Sabry Emam Muhammed
25 Shtator 2016•Përditësim: 26 Shtator 2016
BAGDAD (AA) – Ministria irakiane e Mbrojtjes ka mohuar akuzat për përfshirje të trupave të huaja në ofensivën e Mosulit, qytetit të dytë më të madh të Irakut, i cili që nga viti 2014 është nën kontrollin e organizatës terroriste DAESH, raporton Anadolu Agency (AA).
"Trupat të cilat po marrin pjesë në çlirimin e qyteteve irakiene, përfshirë edhe Mosulin, janë të pastra irakiane", konfirmoi për AA një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes.