Ruslan Rehimov
25 Shtator 2016•Përditësim: 26 Shtator 2016
BAKU (AA) - Nesër në Azerbajxhan do të mbahet referendum për ndryshimin e nenit 23 të kushtetutës së vendit si dhe për shtimin e gjashtë neneve të reja, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas propozimeve të cilat iu propozuan popullatës nga ana e kreut të shtetit Ilham Aliyev me ndryshimet e reja në Kushtututë parashihet të zgjatet mandati i presidentit nga 5 në 7 vite, abrogimin e dispozitës me të cilën parashikohet që presidenti i shtetit të zgjidhet me më së paku 35 vjeç si dhe dhënia e kompetencave të presidentit të shtetit për të patur të drejtë të shpallë zgjedhje të parakohshme presidenciale.