Haydar Karaalp
13 Tetor 2022•Përditësim: 14 Tetor 2022
Zona e Gjelbër në Bagdad, kryeqytetin e Irakut, ku ndodhen institucionet shtetërore dhe ambasadat e huaja, është sulmuar me raketa, raporton Anadolu Agency (AA).
Rrjeti mediatik i sigurisë pranë Qeverisë së Irakut njoftoi se në Zonën e Gjelbër dhe rreth saj ranë 9 projektilë. Në sulm pati të plagosur në radhët e pjesëtarëve të forcave të sigurisë dhe civilë.
Nuk u bë i ditur numri i saktë i të plagosurve dhe as kush e kreu sulmin.
Sot në Parlamentin e Irakut, i cili ndodhet në Zonën e Gjelbër, do të mbahet seanca e zgjedhjes së presidentit.