Haydar Hadi
27 Mars 2018•Përditësim: 28 Mars 2018
BAGDAD (AA) – Haydar Hadi
Televizioni Turkmeneli me qendër në Kirkuk të Irakut ka filmuar kampet e organizatës terroriste PKK në qytetin e Sinxharit pranë Mosulit para tërheqjes nga ky qytet, në të cilin terroristët kanë kryer aktivitete, raporton Anadolu Agency (AA).
Së bashku me xhirimet, Turkmeneli TV ka publikuar edhe lajme që shpalosin të dhëna tronditëse në lidhje me praninë e organizatës terroriste dhe numrin e terroristëve.
Duke folur për AA, drejtori i përgjithshëm i televizonit Yalman Haceroğlu shpalosi detajet në lidhje me procesin e filmimit që kanë realizuar në kushte të vështira dhe me praninë e organizatës terroriste në Sinxhar.
%2F20180327_2_29479888_32113217.jpg)
Haceroğlu u shpreh se nga opinioni janë fshehur aktivitetet trajnuese dhe aktivitetet e tjera të PKK-së në Sinxhar.
"Me një kolegë kameraman fola në lidhje me filmimin e pranisë së PKK-së në Sinxhar dhe ai pranojë ta filmojë. Pjesëtarët e PKK-së në Sinxhar lejuan xhirimin nga kameramani ynë pas marrjes në pyetje që zgjati një orë", tregon Haceroğlu.
- "Qëllimi ishte ta shpalosim të vërtetën"
Haceroğlu tha se disa zyrtarë në Irak më parë nuk kishin besuar në praninë e PKK-së në Sinxhar, duke shtuar se ishin vënë në lëvizje për t'ia treguar tërë botës të vërtetat.
"Qëllimi ynë ishte fillimisht ta informojmë opinionin e Irakut dhe t'i shpalosim të vërtetat, t'ua tregojmë të vërtetën disa irakianëve që nuk donin të besonin kur Turqia thoshte se në Sinxhar ka prani të PKK-së. Pas lajmit rreth PKK-së, shumë zyrtarë irakian u informuan rreth pranisë së organizatës terroriste atje", shton Haceroğlu.
Siç thotë ai, në xhirime shihet haptazi se si në qendër të Sinxharit qëndrojnë të varura leckat që simbolizojnë PKK-në, ndërsa fakti që ka tërhequr më së shumti vëmendjen është valimi i flamujve të Irakut pranë këtyre leckave.
- Pamjet bënë që një zyrtar irakian të pranojë të vërtetën për PKK-në
Haceroğlu tregon se pamjet që kanë filmuar janë të parat që kanë marrë nga kampet e PKK-së, duke shtuar se nga takimi që është realizuar me një nga terroristët atje kanë mësuar se numri i tyre është tre mijë dhe se të pranishëm kanë qenë edhe shumë këshilltarë ushtarakë që i kanë trajnuar.
"Xhirimet i kemi publikuar në gjuhën turke dhe arabe. Ato zunë vend të gjerë në mediumet irakiane. Pas publikimit të pamjeve, kreu i Kuvendit Provincial të Mosulit pranoi praninë e PKK-së në Sinxhar", u shpreh Haceroğlu.
Ai rikujtoi se edhe më herët kanë kishin xhiruar praninë e PKK-së në Kirkuk dhe jug të tij, duke shtuar se këtë gjë e kanë realizuar në kushte të vështirë, duke marrë edhe numër të madh të kërcënimeve.
- "PKK u tërhoq në Hanesur. Qendra operative në Sinxhar qëndron ende"
Drejtori i Turkmeneli TV tha se kanë informata se terroristët e PKK-së janë tërhequr në rajonin Hanesur që gjendet në trekëndëshin kufitar Irak-Siri-Turqi.
"Sipas të dhënave nga burimet lokale, qendra operative e organizatës terroriste në qendër të Sinxharit është duke qëndruar atje dhe terroristët brenda nuk janë larguar", shtoi Haceroğlu.
Irak, televizoni turkmen xhiron kampet e PKK-së në Sinxhar
Së bashku me xhirimet, Turkmeneli TV ka publikuar edhe lajme që shpalosin të dhëna tronditëse në lidhje me praninë e organizatës terroriste dhe numrin e terroristëve
27.03.2018