Ekip
08 Shtator 2016•Përditësim: 08 Shtator 2016
BAGDAD (AA) – Të paktën tre persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e dy sulmeve të ndara me bombë në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, raporton Anadolu Agency (AA) duke u thirrur në burime nga forcat e sigurisë.
"Një person u vra dhe tetë të tjerë u plagosën në momentin kur një makinë shpërtheu mëngjesin e së enjtes në qarkun Sabaa al-Bour", deklaroi për AA zyrtari policor Hasan al-Nofal.