Fatih Erel
08 Shtator 2016•Përditësim: 08 Shtator 2016
GJENEVË (AA) – Federata Botërore e Futbollit (FIFA) ka hapur proces hetimor ndaj ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës Gjermane të Futbollit (DFB), Helmut Sandrock, me akuzën për parregullsi në procesin e fitimit të së drejtës për organizimin e Kampionatit Botëror në Gjermani në vitin 2006, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën me shkrim nga FIFA, bëhet e ditur se Komisioni Hetimor i Komitetit të Pavarur të Etikës pranë FIFA-s, ka hapur proces hetimor ndaj ish-Sekretarit të DFB-së Sandrock.