Ali Mukarrem Garip
14 Dhjetor 2015•Përditësim: 14 Dhjetor 2015
KERKUK (AA) – Të paktën dy persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën në një sulm të armatosur që ndodhi sot herët në mëngjes në qendër të qytetit verior Kerkuk të Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).
Drejtori i Departamentit të Policisë në Kerkuk, Adil Zeynel për AA konfirmoi se persona të armatosur hapën zjarr ndaj katër punonjësve të kompanisë North Petrol, përderisa ishin duke pritur autobus në qendër të qytetit për të shkuar në punë në kompani.
Sulmues të panjohur në stacionin e autobusit në Al Vihde nga makina hapën zjarr mbi punëtorët, ku dy mbetën të vrarë dhe dy të tjerë u plagosën rëndë.
Të plagosurit janë transportuar në një spital aty pranë, dhe sipas informacioneve të pakonfirmuara ata janë në rrezik për jetë.
Lidhur me këtë rast hetimet ende po vazhdojnë.