Ali Makram Ghareeb
06 Dhjetor 2021•Përditësim: 06 Dhjetor 2021
Së paku dy ushtarë Peshmerga të Qeverisë Rajonale Kurde (KRG) kanë humbur jetën, ndërsa katër të tjerë u plagosën të dielën vonë në një sulm nga terroristët e DEASH-it në Irakun verior, sipas Ministrisë së Çështjeve të Peshmergas, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria në një deklaratë theksoi se grupi terrorist kreu një sulm në fshatin Kara Salim pranë qytetit Altin Kopru në provincën Kirkuk.
Sulmi kishte për qëllim tri pika të veçanta vëzhgimi të forcës Peshmerga në rajon, thuhet më tej.
Deklarata gjithashtu vuri në dukje se një operacion u nis në rajon pas sulmit.
Sulmet për të cilat fajësohen luftëtarët e DEASH-it janë përshkallëzuar në Irak muajt e fundit, veçanërisht në provincat Salahuddin, Diyala dhe Kirkuk.