Muhammet Kurşun
26 Shkurt 2020•Përditësim: 26 Shkurt 2020
Për shkak të humbjes së jetëve edhe të 4 personave të tjerë nga koronavirusi i ri (Covid-19) në Iran numri i të vdekurve arrin në 19, ndërsa i të prekurve në 139, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kiyanush Jahanpur, përgjegjës për marrëdhëniet me publikun në Ministrinë e Shëndetësisë të Iranit, njoftoi se për shkak të koronavirusit (Covid-19) kanë humbur jetën edhe 4 persona të tjerë, ku dhe që nga dje e deri sot janë përcaktuar edhe 44 raste të reja.
“Sipas përcaktimeve të fundit në vend është rritur në 19 numri i personave që kanë humbur jetën nga Covid-19 dhe është rritur në 139 numri i të prekurve”, njoftoi Jahanpur.
Ndër të tjera Jahanpur tha se shumica e rasteve janë vërejtur rajonet Qom dhe Gilan.
Në një deklaratë të bërë dje, Kiyanush Jahanpur kishte njoftuar se për shkak të Covid-19 numri i personave që kishin humbur jetën kishte arritur në 15 dhe numri i të prekurve në 95.