Ahmet Dursun
24 Dhjetor 2021•Përditësim: 24 Dhjetor 2021
Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir-Abdollahian tha se kanë marrë vendim që të hapin një faqe të re në marrëdhëniet me Azerbajxhanin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga llogaria e tij në Twitter, Abdollahian bëri vlerësime lidhur me vizitën zyrtare që zhvilloi më 22 dhjetor në Baku, kryeqytetin e Azerbajxhanit.
"Në vizitën në Baku jemi dakorduar për të hapur një faqe të re në marrëdhënie. Në takimin e sinqertë me të nderuarin İlham Aliyev (presidentin e Azerbajxhanit) u përcaktua në mënyrë të mirë udhërrëfimi i marrëdhënieve. Kam zhvilluar konsultime të dobishme me homologun tim Jeyhun Bayramov dhe me kryetaren e Asamblesë Kombëtare të Azerbajxhanit, (Sahiba Gafarova)", deklaroi Abdollahian.
Shefi i diplomacisë iraniane tha se do të vazhdojnë t'u japin përparësi marrëdhënieve me fqinjët.