Ali Abo Rezeg
08 Tetor 2019•Përditësim: 08 Tetor 2019
Pas vonesës dy-vjeçare mbi planet e zhvillimit të fushës së gazit Parsi i Jugut në Iran, Korporata Kombëtare Kineze e Naftës (CNPC) është tërhequr nga marrëveshja prej 5 miliardë dollarëshe, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministri iranian i naftës, Bijan Namdar Zanganeh, gazetarëve u tha se kompania kineze është zëvendësuar nga një kompani iraniane, e cila do të zgjerojë projektin e vetme.
Zanganeh tha se marrëveshja ishte nënshkruar me kompaninë franceze Total FP dhe CNPC dy vite më parë, pasi besohej se kompanitë iraniane do të mësonin prej tyre dhe po ashtu do të tërhiqnin investime të huaja në industrinë masive të naftës dhe gazit në Iran.
Sipas kushteve të marrëveshjes, Total FP duhej të kishte një pjesëmarrje prej 50,1 për qind, CNPC me 30 për qind dhe kompania iraniane Petropars 19,9 për qind.
Plani përfshiu ndërtimin e 20 puseve dhe dy platformave të puseve, të cilat do të kishin një rezervë prej 2 miliardë metra kub gaz natyror në ditë.
Totali braktisi projektin vitin e kaluar, duke iu nënshtruar sanksioneve të njëanshme amerikane ndaj Iranit të imponuara nga adminsitrata e Trumpit.
Megjithatë, nën një presion të jashtëzakonshëm, CNPC po ashtu ndërpreu investimet e saj në projekt, gjë që shqetësoi Iranin. Në muajin korrik, Zangeneh i kërkoi CNPC-së ose të vazhdojë operacionet e saj në fushën e gazit Parsi i Jugut ose të tërhiqet nga marrëveshja.
Me tërheqjen e dy kompanive të huaja, Zanganeh tha se Petropars do ta zhvillojë këtë fushë e vetme.
Një zyrtar nga Ministria e Naftës në Iran, duke folur për AA tha se vendimi pritej dhe nuk do të ndikojë në lidhjet tregtare midis Iranit dhe Kinës.
“Kompanitë iraniane kanë aftësinë të zhvillojnë vet projektet dhe tërheqja e CNPC-së nuk ka ardhur si tronditje”, tha ai.
Duke folur për AA, Ali Ahmadi, analist gjeo-politik me bazë në Teheran, tha se është një supozim i natyrshëm që Kina e ka bërë këtë hap nën presionin e SHBA-ve, por ka edhe shqetësime nëse kompania Sinopec është e aftë për një përpjekje kaq komplekse teknologjike pa mbështetjen e Perëndimit.
Parsi i Jugut është fusha më e madhe e gazit në botë që ndodhet në Gjirin Persik, e ndarë nga Irani dhe Katari, me pjesën e Iranit që vlerësohet të jetë rreth 14 trilion metra kub gaz, më shumë se një e treta e rezervave totale atje.