Mustafa Melih Ahıshalı
19 Dhjetor 2022•Përditësim: 19 Dhjetor 2022
Irani ka sekuestruar një cisternë që dyshohet se transportonte karburant të kontrabanduar në Gjirin Persik, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas mediave iraniane, Ushtria e Gardës Revolucionare sekuestroi cisternën, e cila ishte e ngarkuar me 330 mijë litra karburant të kontrabanduar në Gjirin Persik.
Gjithashtu u arrestuan 12 persona në cisternë.
Ende nuk është dhënë deklaratë zyrtare për detajet e çështjes.