Michael Hernandez
13 Qershor 2016•Përditësim: 13 Qershor 2016
WASHINGTON (AA) – Presidenti amerikan Barack Obama deklaroi se motivi i "sulmit më të përgjakshëm në historinë amerikane", ende është i panjohur, por se Byroja Federale Amerikane e Hetimeve (FBI) në hetime rastin e trajton si akt terrorist, raporton Anadolu Agency (AA).
"Ende nuk kemi ardhur deri në konstatimin se cili është motivi i sulmuesit. Po mbledhim informacione dhe udhëheqim hetime të hapura, por një është e sigurt, kurse ajo është se sulmuesi ka qenë përplot me urrejtje", deklaroi Obama në fjalimin drejtuar kombit pas sulmit të djeshëm të armatosur në një klub nate në Florida ku të paktën 50 persona u vranë ndërsa 53 u plagosën.
Zyrtarët e policisë nga qyteti Orlando në të cilin ndodhi sulmi thanë se sulmuesi është identifikuar si Omar Mateen, ndërsa ish gruaja e tij Sitora Yusufiy mbrëmë ka thënë se Mateen ka qenë person "jostabil" dhe "i sëmurë mental".
"Në fillim ka qenë një njeri normal që kujdese për familjen dhe dëshironte të bëjë shaka dhe zbavitet. Megjithatë, pas disa muajve martesë hetova se është person jostbil. E kuptova se ishte karakter bipolar dhe se ashtu hidhërohej. Atëherë fillova të shqetësohem edhe për sigurinë time", tha Yusufiy.
Duke theksuar se e ka maltretuar fizikisht dhe psiqikisht, Yusufiy tha se ka hequr dorë nga ajo martesë dhe ka shpëtuar familjen e saj.
Në vendin e sulmit në rrjedhë është hetim i gjerë mbi detajet e njërit nga sulmet më të përgjakshme në historinë e SHBA-ve. Hetimi po kryhet me masa të shtuara të sigurisë.
Mbrëmë, qindra njerëz u mblodhën para klubit të natës në të cilin është kryer sulmi për të nderuar viktimat.
Në shenjë nderimi për viktimat mbrëmë në New York janë fikur dritat në kompleksin e ndërtesës The Empire State Building.