Tevfik Ali,Gülşen Topçu
13 Qershor 2016•Përditësim: 13 Qershor 2016
ADEN (AA) - Si rrjedhojë e luftës në Jemen, rreth 6 mijë e 400 persona kanë humbur jetën dhe 31 mijë e 200 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri i Qeverisjes Vendore të Jemenit, Abdurrakıb Feth el-Usudi në një konferencë për shtyp në Aden, ka thënë se në këtë vend është duke u përjetuar një dramë për shkak të luftës mes forcave qeveritare të cilat mbështeten dhe nga Forcat Revolucionare Popullore me grupin Husi dhe mbështetësit e ish Presidentit Ali Abdullah Salih.
Duke theksuar se Husitë çdo ditë kanë vrarë mesatarisht 113 persona nga të cilët 8 fëmijë, Usudi në vazhdim thotë:
''Deri më tani në luftë kanë humbur jetën 6 mijë e 400 persona, nga të cilët një mijë e 300 fëmijë. 31 mijë e 200 persona kanë mbetur të plagosur. Nga 27 milionë që është në total popullsia e Jemenit, 14 milionë prej tyre janë në gjendje të vështirë dhe në nevojë imediate për ndihmë ushqimore dhe shëndetësore. Rreth 3 milionë e gjysmë njerëz nuk arrijnë të ushqehen mjaftueshëm. Rreth 3 milionë njerëz janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre. Ndërsa 2 milionë fëmijë janë pa shkollë për shkak se janë djegur rreth një mijë shkolla.''