Hakan Ceyhan Aydoğan
13 Qershor 2016•Përditësim: 13 Qershor 2016
MOSKË (AA) - Presidenti rus Vladimir Putin pas sulmit në një klub nate në Orlando të SHBA-ve i ka dërguar mesazh ngushëllimi presidentit amerikan Barack Obama, raporton Anadolu Agency (AA).
Në mesazhin e publikuar në faqen zyrtare të Kremlinit thuhet "Ndajmë dhimbjen dhe pikëllimin e familjarëve që humbën të afërmit e tyre në këtë sulm barbar, si dhe urojmë shërim të shpejtë për të plagosurit".
Drejtori i Policisë së Orlando-s, John Mina kishte deklaruar se një person i armatosur në 02.02 me orën lokale kishte marrë peng personat në një klub nate në qendër të qytetit ku më pas forcat SWAT në orën 05.00 kryen një operacion. Në sulm u vranë 50 persona ndërsa u plagosën 53 të tjerë.