Ekip
12 Maj 2018•Përditësim: 13 Maj 2018
ROMË (AA) - Gjykata italiane në Milano ka marrë vendim sipas së cilit ish-kryeministrit Silvio Berlusconi i leohet të kandidojë. Ky vendim erdhi 5 vite pasi Berlusconi u gjykua për abuzim tatimor, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gazeta ditore milaneze "Corriere della Sela" shkroi se gjykata vendosi në favor të 81 vjeçarit Berlusconi një ditë më parë, me kërkesë të avokatëve të tij.
Vendimi i vitit 2013 nuk lejonte Berlusconin të kandidojë ose të drejtojë ndonjë punë publike, ndërsa u detyrua të jepte dorëheqje edhe nga Senati italian.
Berlusconit i është dhënë mundësia të zëvendësojë sanksionin e vitit 2013 me punën për të mirën e përbashkët, të cilën ai e bëri, duke ndihmuar pacientët me sëmundjen e Alzheimerit.