Zehra Ulucak
10 Janar 2017•Përditësim: 10 Janar 2017
ANKARA (AA) - Dy persona, vëllai dhe motra e tij, janë arrestuar në Itali pasi dyshohen se kanë futur nën kontrollin e tyre mijëra adresa elektronike(e-posta), duke përfshirë këtu e-postën e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Evropës si dhe atë të ish-kryeministrit italian, Matteo Renzi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve ANSA, thuhet se policia italiane ka bërë të mundur shkatërrimin e një qendre të spiunazhit kibernetik, ku prej dhjetëra vitesh përmes rrugëve jo zyrtare kontrolloheshin postat elektronike të zyrtarëve, biznesmenëve, institucioneve shtetërore dhe personave të rëndësishëm në këtë vend.
Në kuadër të këtij hetimi policia e Romës ka arrestuar një inxhinier të energjisë nukleare në këtë qytet si dhe motrën e tij të dyshuar si të lidhur me këtë rrjet spiunazhi.