Elvir Hociç
17 Mars 2017•Përditësim: 18 Mars 2017
ROMË (AA) - Italia sot shënon 156 vjetorin e bashkimit politik, e cila konsiderohet ngjarja që çoi në themelimin e shtetit modern italian, raporton Anadolu Agency (AA).
Me praninë e kreut shtetëror, sot në Romë është mbajtur ceremoni solemne me rastin e bashkimit politik të Italisë, i cili në këtë ditë të vitit 1861 rezultoi me bashkimin e shtatë shteteve në Mbretërinë e Italisë, e cila ishte brenda kufijve të Republikës së sotme të Italisë. Si republikë u shpall pas referendumit të vitit 1946.