Laith Joneidi,Safiye Karabacak
17 Mars 2017•Përditësim: 18 Mars 2017
AMMAN (AA) - Rreth 60.000 refugjatë sirianë ndodhen në kampet Rukban dhe Hadlat në kufirin jordanezo-sirian, raporton Anadolu Agency (AA).
Lufta në Siri ka hyrë në vitin e shtatë, kurse sirianët çdo ditë po largohen nga shtëpitë e tyre. Për arsye sigurie, 60 mijë refugjatë sirianë nuk janë lejuar të kalojnë në Jordani.
Në zonën kufitare janë formuar këto dy kampe të refugjatëve sirianë, ku çdo ditë sirianët luftojnë për mbijetesë. Zyrtarët jordanezë thonë se përmes organizatave humanitare po përpiqen që t'u ofrojnë këtyre njerëzve gjërat e nevojshme për jetë.
Kampet e refugjatëve janë ngritur në shkretëtirë. Ekipi i AA-së pas mbërritjes në kampin Rukban gjeti një radhë të gjatë para qendrës shëndetësore.