Abdurrauf Arnavut,Said İbicioğlu
04 Shkurt 2016•Përditësim: 04 Shkurt 2016
JERUSALEM (AA) – Forcat izraelite në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor kanë arrestuar 16 palestinezë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e ushtrisë izraelite, njoftohet se nga bastisjet të kryera në qytetet Cenin, Nablus, Ramallah dhe El-Halil të Bregut Perëndimor ushtarët izraelitë kanë arrestuar 16 persona.
Gjithashtu në deklaratë thuhet se është kryer bastisje ndaj shtëpive të 3 palestinezëve në lagjen Kubatiye të qytetit Cenin, të cilët janë vrarë me pretendimet se kanë sulmuar ushtarët izraelitë.
Nga ana tjetër, në deklaratën e Komitetit të të Burgosurve Palestinezë theksohet se forcat izraelite në vitin 2015 kanë arrestuar 6 mijë 830 palestinezë.