Atilla Hancı
08 Mars 2016•Përditësim: 08 Mars 2016
ANKARA (AA) - Japonia ka miratuar marrëveshjen e Partneritetit Trans-Paqësor (TPP) e arritur mes 12 vendeve që ndodhen në brigjet e Paqësorit, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë zyrtare japoneze Kyodo, qeveria e drejtuar nga kryeministri Shinzo Abe tha se Japonia ka miratuar Marrëveshjen.
"Është shumë e rëndësishme që opinioni të informohet për këtë", tha Abe në Këshillin e Ministrave të Japonisë.
Ministri japonez i ngarkuar për TPP-në, Nobuteru Ishihara në një konferencë për mediat tha se Japonia do të marrë masat e nevojshme për zbatimin e Marrëveshjes dhe kështu do të shërbejë si shembull për vendet tjera.