Mustapha Dalaa,Ayşe Sümeyra Aydoğdu
29 Gusht 2016•Përditësim: 30 Gusht 2016
ADEN (AA) – Sipas informacioneve të para në sulmin me autobombë në qytetin Aden të Jemenit të paktën 45 persona e kanë humbur jetën, raporton Anadolu Agency (AA).
Në këtë qytet u transferuan përkohësisht autoritetet qeveritare pas pushtimit të kryeqytetit Sana.
Nga informacionet e marra nga burimet e Forcave të Rezistencës Popullore të Jemenit, sulmi me autobombë është kryer në shkollën Es-Senafir në të cilën qëndronin forcat Ketaib El-Muhadara që veprojnë nën çatinë e Forcave të Rezistencës Popullore, përderisa milicët po hanin vaktin e mëngjesit.