Mübarek Muhammed,Gülşen Topçu
15 Maj 2016•Përditësim: 15 Maj 2016
HADRAMEVT (AA) - Në një sulm vetëvrasës ndaj një baze ushtarake në El-Mukella të qytetit Hadramevt në Jemen, të paktën 25 ushtarë janë vrarë dhe 60 të tjerë kanë mbetur të plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burime lokale sulmi ka ndodhur në rajonin Fuh të Mukella ndaj një baze ushtarake. Në sulmin e organizuar ndaj bazës En-Nexhde të paktën 25 ushtarë kanë humbur jetën dhe 60 të tjerë janë plagosur. Ndërkohë theksohet se disa nga të plagosurit janë në gjendje kritike për jetën.
Në një deklaratë të më parshme të autoriteteve thuhej se në një sulm vetëvrasës një numër i madh ushtarësh kishin humbur jetën.