Gülşen Topçu
11 Prill 2016•Përditësim: 11 Prill 2016
TAIZ (AA) – Armëpushimi mes palëve në konflikt në Jemen i cili prej mbrëmë hyri në fuqi, në Taiz shtatë herë është shkelur, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç njoftojnë në rrjetet sociale pjesëtarët e Forcave të Rezistencës Popullore besnike të presidentit Abdurabb Mansour Hadi (HDG), militantët Husi dhe forcat besnike të presidentit të përmbysur Ali Abdullah Salih që në gjysmë orën e parë pasi në fuqi hyri armëpushimi kanë kryer sulme në vendbanimet siç janë Er-Rawda, El-Kemb, Kilabe dhe Subat, që janë pjesë e Taizit.
Nga ana tjetër, në qytetin Mareeb, forcat ajrore mbrojtëse të forcave të koalicionit të kryesuara nga Arabia Saudite në ajër kanë asgjësuar një raketë.