Said İbicioğlu
09 Dhjetor 2015•Përditësim: 09 Dhjetor 2015
ADEN (AA) - Në qytetin Aden të Jemenit është kryer një sulm me bombë ndaj Kishës katolike nga persona të paidentifikuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve nga burimet lokale në lagjen Hafon të rajonit el-Mualla në qytetin Aden persona të paidentifikuar kanë kryer një sulm me bombë ndaj Kishës katolike. Në sulmin në të cilën kisha është shkatërruar, nuk ka patur të vdekur.
Objekti i kishës, i cili është ndërtuar në vitin 1963 në kohën kur britanikët kanë kontrolluar jugun e Jemenit në vitin 1973 nga ana e regjimit socialist është shndërruar në ndërtesë të arteve të bukura, në vitin 1990 pas bashkimit të Jemenit iu kthye përsëri besimtarëve të krishterë.