Shpetim Hiseni
10 Prill 2017•Përditësim: 10 Prill 2017
SHKUP (AA) - Besimtarët e krishterë në Jerusalem kanë shënuar festën e "Të Dielës së Palmës", që paraqet ditën e hyrjes triumfale të Isait (Jezusit) në Jerusalem dhe daljen e banorëve të këtij qyteti në rrugë duke vendosur fleta palmësh në rrugën e tij në shenjë gëzimi, raporton Anadolu Agency (AA).
Shumë besitmarë të krishterë të mbledhur në zonën Beit Fadj të Jerusalemit, kanë kaluar nga zona Pema e Ullirit për t'u mbledhur më tej para portës Sahira të Jerusalemit të Vjetër, ku edhe u zhvilluan festimet.
Liturgjia që u mbajt në hapësirën e festës u drejtua nga Patriku Latin Kryepeshkopi Pizzaballa.
Ndërkaq, forcat e sigurisë së Izraelit kanë ndërmarrë masa të sigurisë në rrugët e qytetit.
Festa është shënuar edhe në Gaza nga të krishterë ortodoksë, me liturgjinë e mbajtur në Kishën e Shën Porfirios në Gaza, e cila u drejtua nga Kryepeshkopi Aleksios.
Nga ana tjetër, festa që u shënua në qytetin e Ramallahut në Bregun Perëndimor është shoqëruar me interpretim të bandës muzikore.
Ndryshe, e Diela e Palmës festohet të dielën e fundit para Pashkëve, ndërsa gjatë festës, besimtarët mbajnë gjethe të plamës, që simbolizojnë gjethet që u shpërndanë para Isait (Jezusit) gjatë hyrjes së tij në Jerusalem.