Dildar Baykan
10 Prill 2017•Përditësim: 11 Prill 2017
LIONS BAY (AA) - Si rrjedhojë e rrëshqitjes së dëborës mbi të cilën qëndronin, 5 alpinistë kanë humbur jetën në malin Harvey të Kanadasë, raporton Anadolu Agency (AA).
Lideri i ekipit të shpëtimit, Martin Colwell, ka thënë se 5 nga 6 alpinistë, kanë rënë prej një lartësie rreth 500 metra. Aksidenti ka ndodhur në malin Harvey në rajonin British Columbia.
Colwell ka thënë se personi i gjashtë, ka telefonuar ekipet e shpëtimit për ndihmë. Ai ka vënë në dukje se pas kërkimeve në rajon kanë gjetur kufomat e 5 alpinistëve.
Ai ka thënë gjithashtu se pas përcaktimit zyrtar të identiteteve të alpinistëve, do të bëhet deklarata e detajuar në lidhje me rastin në fjalë.