Ekip
14 Shtator 2016•Përditësim: 14 Shtator 2016
STRASBURG (AA) - Bashkimi Evropian (BE) duhet të bashkohet për të kundërshtuar fuqitë gjithnjë më të mëdha të cilat po centralizohen në Bruksel, tha Presidenti i Komisionit Evropian (KE), Jean-Claude Juncker, raporton Anadolu Agency (AA).
Juncker në fjalimin e tij vjetor "për gjendjen e BE-së", para Parlamentit Evropian në Strasburg theksoi se ende qëndron konstatimi i tij se "nuk ka Evropë të mjaftueshme dhe se nuk ka unitet të mjaftueshëm".