Ekip
08 Janar 2017•Përditësim: 09 Janar 2017
JERUSALEM (AA) – Së paku katër izraelit kanë vdekur si pasojë e përplasjes së një kamioni në një grup këmbësorësh të dielën në Jerusalem, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e policisë, Luba Samri deklaroi se “një kamion në jug të Jerusalemit ka ndërruar drejtimin e lëvizjes duke u përplasur në një grup ushtarësh nga të cilët 15 kanë mbetur të lënduar."
Sipas saj, sulmuesi, shoferi i kamionit është “neutralizuar”, ndërkohë që dy prej ushtarëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Të dhënat e para flasin se katër persona kanë vdekur, ndërkohë që informacione shtesë pritet të publikohen brenda ditës.