Amina Zorniç
08 Janar 2017•Përditësim: 09 Janar 2017
MOSKË (AA) – Rreth 5.000 pjesëmarrës u janë bashkuar garës së sivjetme të çiklizmit në Moskë në kohën kur temperaturat janë regjistruar minus 28 gradë celsius, raporton Anadolu Agency (AA).
Rrugës 14 kilometërshe iu bashkuan çiklistët e Shën Petersburgut, Petrozavodska, Novosibirska dhe nga vendet e tjera, me qellim të zhvillimit të infrastrukturës së çiklizmit dhe të sigurisë në rrugë.
Për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të ulëta shumica e çiklistëve ishin veshur me mantele dhe xhaketa të trasha, ndërsa disave nga shalli dhe kapela, nuk u shihej fytyra.