Ekip
24 Tetor 2016•Përditësim: 25 Tetor 2016
KARAÇI (AA) – Tre civilë, duke përfshirë dy fëmijë, dhe një ushtar indian janë vrarë në përleshjet e reja kufitare midis forcave indiane dhe pakistaneze, thanë zyrtarët të hënën, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze akuzoi forcat indiane se kanë filluan "provokimet" me të shtëna dhe granatime për disa orë të dielën vonë, duke vrarë një fëmijë një-vjeçar dhe një burrë.
Gazeta Indian 'Express' njoftoi se një fëmijë gjashtë-vjeçar dhe një ushtar indian janë vrarë nga zjarri pakistanez. India ka akuzuar Pakistanin për provokim.