Gökhan Kurtaran
12 Maj 2016•Përditësim: 12 Maj 2016
LONDËR (AA) – Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, u shpreh se korrupsioni në botë i ofron mbështetje terrorizmit, dhe ftoi komunitetin ndërkombëtar që të bashkëpunojë dhe në mënyrë sa ma efektive të luftojnë këtë fenomen, raporton Anadolu Agency (AA).
Në Londër po mbahet Samiti për luftën kundër korrupsionit, ku moderator i tij është Kryeministri britanik, David Cameron, kurse të pranishmëve iu drejtuar edhe kreu i diplomacisë amerikane, Kerry i cili tha se korrupsioni është problem global.
"Korrupsioni është armiku i të gjithëve, sepse sikur radikalizmi dhe problemet e tjera çojnë në rrëzimin e shtetit. Korrupsioni çon në ndarjen e mbarës strukturës shoqërore", u shpreh Kerry.