Islam Uddin
16 Qershor 2021•Përditësim: 16 Qershor 2021
Kina bëri të ditur se anija kozmike me tre astronautë do të lançohet nesër, njoftuan mediat shtetërore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Anija kozmike Shenzhou-12 do të lançohet në hapësirë në orën 09:22 të mëngjesit sipas kohës lokale.
Astronautët Nie Haisheng, Liu Boming dhe Tang Hongbo, planifikohet të kalojnë tre muaj në stacionin Tiangong.
Në prill, Kina lançoi modulin kryesor për stacionin hapësinor në formë T ndërsa synon përfundimin e tij deri në vitin e ardhshëm.
Pas lançimit të suksesshëm të modulit më 29 prill, presidenti kinez Xi Jinping tha se ndërtimi i stacionit hapësinor të Kinës kishte hyrë në fazën e plotë të zbatimit, duke hedhur një themel të fortë për detyrat vijuese.
Stacioni hapësinor ka një jetëgjatësi të projektuar prej 10 vjetësh, por mirëmbajtja dhe riparimet e duhura mund të zgjasin jetën e tij në më shumë se 15 vjet.