Fuat Kabakçı
30 Shtator 2017•Përditësim: 01 Tetor 2017
PEKIN (AA) – Kina kërkon hapa konkretë lidhur me zgjidhjen e çështjes së programit bërthamor të Koresë së Veriut, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Lu Kang lidhur me deklaratën e diplomates amerikane Susan Thornton tha se “Duam të shohim synimet e sinqerta të palëve për zgjidhjen e problemit bërthamor”.
Në një konferencë për media Lu, duke shprehur se presin që të jetësohen deklarata e Thornton-it lidhur me Korenë e Veriut, tha se palët po japin sinjale pozitive për zgjidhjen e problemit të programit bërthamor të Koresë së Veriut nëpërmjet rrugëve paqësore.
Duke shprehur mbështetjen për angazhimet e tilla, Lu i bëri thirrje edhe qeverisë së Phenianit që të bëjë përpjekje të përbashkëta për këtë çështje.
Thornton tha se nuk po përpiqen që ta shkatërrojnë apo ndryshojnë regjimin e Koresë së Veriut dhe se nuk kërkojnë justifikime për grumbullimin e ushtarëve të SHBA-ve në kufirin e Koresë së Veriut.
Diplomatja amerikane Thornton po ashtu ka thënë se ushtrimi i presionit mbi qeverinë e liderit verikorean do të mundësojë rifillimin e negociatave.