Fuat Kabakcı
01 Nëntor 2019•Përditësim: 01 Nëntor 2019
Qeveria e Kinës ka ndaluar shitjen e cigareve elektronike përmes internetit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Autoriteti kinez Shtetëror për Inspektimin dhe Rregullimin e Tregut dhe Autoriteti i Monopolit Shtetëror i Duhanit (STMA) njoftuan në një deklaratë të përbashkët se në vend është ndaluar shitja e cigareve elektronike përmes internetit dhe aplikacioneve mobile për blerje online.
Siç thuhet, ndalesa synon të parandalojë dëmtimin e të miturve nga cigaret elektronike, ndërsa edhe nga shitësit në treg është kërkuar që personave jo të rritur të mos u shiten cigare të tilla.
Personave dhe kompanive që prodhojnë dhe shesin cigare elektronike u është bërë thirrje t'i mbyllin faqet e internetit në të cilat ofrojnë këtë produkt dhe të heqin reklamat dhe cigaret e tilla nga dyqanet online.
STMA në shtator kishte paralajmëruar miratimin e një rregulloreje të re për sjelljen e standardeve të caktuara për cigaren elektronike për shkak të dëmeve të saj në shëndetin e njeriut.
Kina në gusht të vitit të kaluar ndaloi shitjen e cigareve elektronike në dyqane për personat nën moshën 18 vjeç.
Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), mbi 300 milionë njerëz në Kinë janë duhanpirës të varur.