Tevfik Durul
16 Janar 2017•Përditësim: 16 Janar 2017
PEKIN (AA) - Kina ka deklaruar se nuk do të ketë "mëshirë" ndaj Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, nëse do të kundërshtojë politikën "Një Kinë e vetme" në lidhje me Tajvanin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një shkrim në gazetën China Daily, thuhet se "nëse Donald Trump pasi të ulet në kolltukun e Shtëpisë së Bardhë do të vazhdojë me mendimin e kundërshtimit të politikës "Një Kinë e vetme", Pekini zyrtar do të detyrohet të ndjekë një politikë ku nuk do të tregojë "mëshirë" për të.
Në shkrim thuhet se një gjë e tillë do të ketë kosto për të dyja palët dhe më pas shkruhet: "Por kjo kosto është e nevojshme të paguhet nga ana e Kinës për ti treguar Trump-it se sa e ndjeshme dhe sa probleme serioze nxjerr 'loja e Tajvanit' për të. Pekini nuk do të tregojë mëshirë askujt për këtë gjë."