Emre Aytekin
17 Janar 2022•Përditësim: 17 Janar 2022
Në 24 orët e fundit në Kinë janë zbuluar 223 raste me koronavirus (COVID-19) prej të cilëve 163 me origjinë vendase, transmeton Anadolu Agency (AA).
Komisioni Kombëtar i Shëndetit njoftoi se 80 raste janë zbuluar në qytetin Tianjin, 60 në qytetin Anyang të provincës Henan, 7 në Shuchang, 1 në kryeqytetin e provincës Cingcou, 5 në qytetin Zhuhai të provincës Guangdong të kryeqytetit Pekin, 2 në Chinjin, nga një në Meicou dhe Congshan, 5 raste lokale u regjistruan në Xi'an, qendra e provincës Shaanxi, dhe 1 rast lokal në qytetin Chongzuo të rajonit autonom Guangxi-Juang.
Në vend ku gjatë 24 orëve janë shënuar 60 raste me origjinë nga jashtë nuk ka patur humbje jetësh nga virusi.
Ndërkohë është konstatuar se edhe pse testi për COVID-19 ka rezultuar pozitiv, janë regjistruar 11 raste, të cilët nuk kanë shfaqur asnjë shenjë sëmundjeje. Autoritetet shëndetësore kineze nuk përfshijnë rastet që nuk tregojnë shenja të sëmundjes, megjithëse testi i COVID-19 u rezulton pozitiv dhe i klasifikon ato veçmas si "raste asimptomatike".
Në Kinë, ku u shfaqën rastet e para me COVID-19, deri më sot janë zbuluar 105.87 raste, kanë vdekur 4.636 persona dhe vazhdojnë të trajtohen 3.494 pacientë.
Masat e kontrollit dhe parandalimit të pandemisë vazhdojnë të zbatohen në provincat dhe qytetet ku vërehen raste me origjinë vendase.
Kina po zbaton një strategji "zero rast" që synon të shtypë rastet e COVID-19 kur ato shfaqen dhe të ndërpresë zinxhirin e transmetimit. Kjo strategji përfshin masa strikte dhe në shkallë të gjerë si karantina, kufizimet e udhëtimit dhe testimet masive. Masat ndonjëherë shkaktojnë polemika për sa i përket ndërhyrjes në rrjedhën e zakonshme të jetës dhe kostove që ato krijojnë.