Mahmut Atanur
18 Qershor 2019•Përditësim: 18 Qershor 2019
Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe 125 kanë pësuar lëndime në një tërmet me magnitudë 6 ballë të Rihterit i cili të hënën në mbrëmje godit provincën kineze Sichuan, në jugperëndim të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Epiqendra e tërmetit ishte pranë qytetit Yibin, kurse autoritetet lokale thonë se nga lëkundjet janë rrënuar 73 shtëpi.
Ministria e Situatave Emergjente njoftoi se në terren ndodhen zjarrfikësit të cilët marrin pjesë në aksionet e shpëtimit dhe kërkimit për të zhdukurit.
Lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetet tjera të mëdha, ndërkaq mediat shtetërore theksojnë se spitali i qarkut Changning pacientët është detyruar t’i zhvendosë në një vend tjetër për shkak të dëmtimit të ndërtesës.