Riyaz Khaliq
25 Qershor 2020•Përditësim: 25 Qershor 2020
Një varkë me 27 persona është përmbytur sot në Kinën jugperëndimore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Varka u përmbyt në lumin Lancang në provincën jugperëndimore Yunnan, njoftoi gazeta lokale "The People Daily".
Nëntë persona janë shpëtuar ndërsa operacioni i kërkim-shpëtimit po vazhdon për 18 persona të tjerë.
Incidenti ndodhi disa ditë pasi 8 nxënës të shkollave fillore u mbytën në një lumë në jugperëndim të Kinës.