Mahmut Atanur
18 Dhjetor 2015•Përditësim: 18 Dhjetor 2015
PEKIN (AA) - Një ekip i ekspertëve që punon në shpëtimin e 19 minatorëve pas një shpërthimi të metanit në një minierë në Kinë, vlerëson se nuk ka asnjë shans që minatorët e bllokuar të mbijetojnë, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç informon agjencia kineze Xinhua, një shpërthim ndodhi në minierën në rajonin e qytetit Zhigang në verilindje të vendit.
Toka ka mbuluar 19 minatorët, ndërsa pas shpërthimit është paraqitur edhe zjarri i cili ende nuk është shuar.