Riyaz Ul Khaliq
08 Prill 2021•Përditësim: 08 Prill 2021
Operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë në vendin e një kompanie për asgjësimin e eksplozivëve në veri të Kinës ku ndodhi një shpërthim, transmeton Anadolu Agency (AA).
Të paktën nëntë persona llogariten si të zhdukur ndërsa tre u plagosën nga shpërthimi i djeshëm në qarkun Chicheng në provincën Hebei të Kinës veriore, citoi "Xinhua News" të kenë thënë autoritetet lokale.
Aksidenti ndodhi mbrëmë kur punëtorët ishin duke punuar në asgjësimin e eksplozivëve të skaduar për një kompani minierash.
Incidenti ndodhi pasi gjashtë punëtorë humbën jetën në lindje të Kinës të njëjtën ditë.