Fuat Kabakcı
03 Janar 2019•Përditësim: 03 Janar 2019
PEKIN (AA) - Ekzekutohet një vrasës serik përgjegjës për vrasjen e 11 personave në Kinë, raporton Anadolu Agency (AA).
Vrasjet janë kryer në periudhën nga 1988 deri në 2002. Mediat lokale theksojnë se Gao Chengyong u dënua për vrasjen e 11 grave. Ai u ekzekutua në zonën e rajonit autonom Mongolia e Brendshme.
Gao u arrestua në vitin 2016, ndërsa në mars të vitit të kaluar u dënua me vdekje për vrasje, përdhunim dhe vjedhje.